Futbollistët holandezë sot kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në kualifikueset e Kampionatit Botëror.
Sfidën e parë e luajnë në Podgoricë të shtunën e fundjavës, ndaj Malit të Zi, për të pritur në shtëpi në ndeshjen e fundit Norvegjinë.
Selektori i Holandës, Louis van Gaal, tha se: "Mali i Zi ka cilësi mjaft të lartë individuale”.
Skuadra e tij fitoi 4:0 në Eindhoven, por Van Gaal thekson se në 20 minutat e para të ndeshjes Mali i Zi ishte shumë i mirë.