Ish-sulmuesi ukrainas është gati të bëjë debutimin e tij

Futboll

Ish-sulmuesi ukrainas është gati të bëjë debutimin e tij

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 19:08
Ish-sulmuesi ukrainas është gati të bëjë debutimin e tij

Andriy Shevchenko është trajneri i i ri i Genoa-s.

Ish-sulmuesi ukrainas është gati të bëjë debutimin e tij në Serinë A ku ka shkëlqyer me fanellën e Milan-it. Në kohën e transferimit të tij te kuqezinjtë, një nga drejtuesit e klubit milanez ka qenë  Ariedo Braida.

Drejtuesi ka kujtuar një “profeci” që i ka bërë sulmuesit kur luante me Djallin:

“Kur mora Shevan i kam thënë se do të fitonte Topin e Artë dhe kështu ka ndodhur. Është një djalosh i zgjuar që ka fituar një eksperiencë të mirë dhe jam i sigurt se do të bëjë shumë mirë bashkë me Mauro Tassott-in”, ka thënë Bradia.

Më pas ka ardhur parashikimi i radhës: “Shevchenko ka qenë një lojtar i madh dhe do të bëhet një trajner i madh”.

Tifozët e Genoa-s shpresojnë që të jetë kështu, duke parë situatën e keqe të skuadrës në kampionat. Testi i parë për legjendën e Milan-it do të jetë sfida kundër Roma-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat