Një lajm i trishtë vjen nga futbolli shqiptar ku është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares dhe Skënderbeut, Mihallaq Kita.
Kita është ndarë nga jeta ditën e djeshme, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga miku i tij, dhe ish-kolegu në fushë, Zeni Çela. Ish-gardiani kuqezi njihet për kontributin e tij të çmuar në gjetjen e talenteve të rinj, që ndihmuan ekipin e Skënderbeut për dekada të tëra në futboll duke u cilësuar si një prej ikonave të futbollit korçar.
Zani Çela ka kërkuar nga Skënderbeu dhe FSHF-ja që të ndjerit Mihallaq Kita t’i akordohet titulli më i lartë.
Postimi i Zeni Çela:
Sot, me hidhërim mësova se ndërroi jetë ikona e futbollit të Ekipit të Skënderbeut të Korçës dhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Mihallaq Kita. Ai nderoi Skënderbeun e Korçës dhe Ekipin Kombëtar Shqiptar ne vitet 1950 e ne vazhdim.
Për mua adoleshent, ne moshën 16 ,17 vjeçar i pasionuar pas futbollit , trajneri Tato Bimbli dhe Spiro Koca me tërhoqën ne skuadrën e pare te Skënderbeut ku u njoha me Mihallaqin. Me ka ngelur ne kujtese një dite kur isha maturant ne Shkollën Pedagogjike Petro Nini Luarasi ne Korçë ,vjen Mihallaqi ne shkolle, me nxjerr nga mësimi dhe me thotë je zgjedhur me ekipin e pare. Me shoqëroi tek mjeku dhe ne laboratorin e analizave.
I emocionuar qe me zgjodhën te luaja futboll me skuadren e pare, krahas futbollisteve te shquar Mihallaq Kita ,Pilo Qirinxhi , Petro Mile ,Kosta Koca ,Viktor Prodani,Rapo Sholla, Niko Andrea ,Trajan Veriga etj prita me padurim fillimin e Kampionatit ku ndeshja e pare Skënderbeut i ra me Dinamon e Shkodres…
Për mua ndeshja e pare do ngelet e paharruar sepse unë adoleshenti 17 vjecar luajta me nr 7 ,sulmues i djathte realizova golin e barazimit dhe ndeshja përfundoi 2 :2. Mihallaqi pas ndeshjes me uroi, me falënderoi dhe e falënderova edhe unë sepse përveç trajnerëve Mihallaqi me mësoi truket e realizimit te golit dhe penalltive.
Faleminderit shpirtit dhe zemrës se madhe te mjeshtrit Mihallaq kita. U prehtë ne Paqe Njeriu me zemër te madhe, i sakrificës dhe mësues i palodhur për futbollistet e rinj.
Tani mbusha 85 vjet, kam përvoje si lojtar dhe trajner një jete te tere dhe mendoj dhe i sugjeroj klubit sportiv Skënderbeu dhe FSHF qe Mihallaqit ti akordohet titulli me i larte.