Gjatë vizitës së Feyenoord në fushën e Union Berlinit për raundin e katërt të ndeshjeve në grupe në Conference League, disa tifozë të rinj holandezë kërkuan të linin shenjë për praninë e tyre në qytetin gjerman.
Atyre u shkoi mendja bënin një grafit me emrin e ekipit të tyre në një nga pikturat murale që u pikturuan pas shembjes së Murit të Berlinit në vitin 1990. Një akt vandalizmi që përfundoi me arrestimin e dy 20-vjeçarëve, që tashmë janë në pritje të dënimit.
Edhe pse grafiti tashmë është hequr. Shtresa mbrojtëse e muralit është e dëmtuar. Fonacioni që mirëmban murin, ka nxjerrë edhe një kosto të këtij dëmtimi. “Bëhet fjalë për një dëm që kushton 10 mijë euro.
Shumë para për dy 20-vjeçarët e arrestuar, në rast dënimi, por një shumë e vogël për Feyenoordin. Shpresojmë që klubi i futbollit të marrë përgjegjësi për tifozët e tij dhe të përballojë shpenzimet, por deri më tani nuk kemi dëgjuar asgjë”, – tha zëdhënësi i fondacionit.