Gavra, Okafor apo Zeqiri, kush duhet të sulmojë Italinë?

Futboll

Gavra, Okafor apo Zeqiri, kush duhet të sulmojë Italinë?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 22:54
Gavra, Okafor apo Zeqiri, kush duhet të sulmojë Italinë?

Haris Seferoviq është i lënduar, Breel Embolo është jashtë. Kush duhet të sulmojë Italinë të premten?, shkruan media zvicerane “Blick”.

“Për sa i përket hierarkisë, Mario Gavranoviç do të ishte sulmuesi që mund të zëvendësonte Breel Embolon”, shkruan më tej.

“E premtja që ka të bëjë me gjithçka. Në orën 20.45 kombëtarja e Zvicrës luan në Romë dhe do të tentojë të mposhtë kampionin e Europës, Italinë. Një fitore dhe do të duket shumë mirë që do të kualifikohemi direkt në Kampionatin Botëror – Katar 2022”, shkruan më tej.

Trajneri Murat Yakin është i shqetësuar me dëmtimet. Përveç Granit Xhakës, Nico Elvedi dhe Christian Fassnacht, jashtë janë edhe dy sulmuesit Haris Seferoviq (29) dhe Breel Embolo (24 vjeç).

Kush do të sulmojë? Mario Gavranoviç (31) i Kayserispor? Apo Noah Okafor (21) nga Red Bull Salzburg? Apo edhe Andi Zeqiri (22 vjeç) nga Augsburgu? 

Marco Streller, ish futbollist, pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, tha mes të tjera: “Do të luaja në sulm me Mario Gavranoviç. Për mua është para Andi Zeqirit, i cili po ashtu është në rritje. Noah Okafor? Për mua ai nuk është numri 9. Pas Gavranoviçit do të vë bast për tre lojtarë që rrotullohen, Ruben Vargas në të djathtë, Xherdan Shaqiri në mes dhe Okafor në të majtë. Atëherë do të kishit dinamikë, shpejtësi dhe klas teknike të pabesueshëm në formacion”.

Georges Bregy, ish futbollist dhe pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, tha mes të tjera: “Unë do të vë bast për Gavranoviçin”.

Benjamin Huggel, ish futbollist, pjesëmarrës në Kampionatin Botëror 2010, ka thënë ndër të tjera:
“Është e hidhur që mungojnë Seferoviq dhe Embolo. Unë do të vë bast për Gavranoviçin. Më pas, i riu Zeqiri dhe Okafor mund të vijnë nga banka dhe të bëjnë bujë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat