Rivaliteti midis Evras dhe Suarezit starton që në vitin 2011.
Në atë sezon , Manchester United po zhvillonte një ndeshje ndaj Liverpool-it dhe Suarez ofendoi në mënyrë raciste francezin dhe për këtë gjë u dënua me 8 ndeshje pezullim jashtë fushave.
Që nga ai moment mardhënia midis dy lojtarëve nuk ka qënë e mirë, ata madje as duart nuk i kanë dhënë njëri tjetrit kur kana luajtur përsëri.
Gjithësesi, Evra zbulon një të pa thënë ndonjëherë të cilën i ka ndodhur në rrugët e Manchesterit.
“Një ditë isha duke shëtitur në rrugën Deansgate me dy vëllezërit e mi dhe rastësisht njëri prej tyre më thotë se shiko aty para ndodhet Suarez. Në atë moment e pashë dhe po i thoja vetes se tani është momenti për të marrë hak ndaj tij, isha gati për ta goditur.
Në momentin që isha drejtuar nga ai , shikoj se pranë tij u afruan gruaja dhe fëmijët . Aty ndalova , dhe mendova me veten se nuk duhej të bëja ndonjë skenë të shëmtuar përpara familjes së tij".