21-vjeçari për herë të parë u ftua nga Kombëtarja e Anglisë pasi shkëlqeu me Arsenalin.
Rowe ka folur për Telegraph, ku tregoi për eksperiencën e karrierës, ku fillimisht ishte te Chelsea pastaj u largua, derisa zbuloi se kishte ofertë nga Tottenham.
“Isha shumë i hollë dhe me shtynin larg topit. Nuk përfshihesha dhe ta prekja topin mjaftueshëm, kështu u ndjeva atë kohë”.
“Kur shkova te Arsenal, nuk ishin të shqetësuar për fizikun tim, por kur nisa të rritesha bëhesha më i ofertë dhe provoja të fokusohem që t’i shtyjë edhe njerëzit përreth”.
“Refuzimi i Tottenham? Nuk isha i interesuar, duke qenë tifoz i Arsenalit, edhe pse është mirë kur ka shumë klube të interesuara”.
Anglezi këtë edicion ka zhvilluar 13 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar pesë herë dhe dhuruar dy asistime.