Manchester United duket se nuk është i interesuar që të shkarkojë Ole Gunnar Solskjaerin dhe dëshirojnë të vazhdojnë me të edhe për ca kohë.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, bordi i klubit nuk ka kontaktuar me asnjë trajner tjetër dhe janë të fokusuar në reflektimin e norvegjezit.
Fillimisht, Antonio Conte ishte shënjestrat e tyre më e afërt, por italiani nuk mundi të priste më dhe kaloi te Tottenhami.
Tjera shënjestra tani janë Zinedine Zidane dhe Erik Ten Hag, por që bordi i Djajve të Kuq po vazhdon me mbështetjen e Solskjaer.
Humbja 2-0 në fundjavën e kaluar ndaj Manchester Cityt nuk ka shtuar presionin ndaj strategu norvegjez sa i përket bordit dhe duket se ata do të vazhdojnë me të deri në fund të sezonit.