Gjiganti anglez synon ta përforcojë repartin e sulmit

Futboll

Gjiganti anglez synon ta përforcojë repartin e sulmit

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:46
Gjiganti anglez synon ta përforcojë repartin e sulmit

Gjiganti anglez dëshiron ta përforcojë repartin e sulmit, dhe tanimë e ka identifikuar profilin e lojtarit të cilin dëshiron ta transferojë.

Liverpooli dëshiron që ta transferojë sulmuesin e krahut të Villarrealit Arnaut Danjuma, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano në “Here We Go Podcast”.

“Të Kuqtë” po synojë që ta sjellin 26 vjeçarin në “Anfield” këtë afat kalimtar të transferimeve në janar, si zëvendësues të Mohamed Salah dhe Sadio Mane, ku këta dy të fundit do të largohen drejt Kupës së Afrikës.

Danjuma iu bashkua këtë verë Villarrealit nga skuadra e Bournemouth, dhe që nga ajo kohë ka bërë 11 paraqitje në La Liga, duke regjistruar pesë gola për skuadrën spanjolle.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat