Manchester Utd është në krizë

Futboll

Manchester Utd është në krizë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:26
Manchester Utd është në krizë

Manchester United nuk është në krizë, por me pushime. Solskjaer vazhdon të habisë me zgjedhjet e tij. Tekniku norvegjez ka lënë Mbretërinë e bashkuar për ca pushime të shkurtra me familjen, duke përfituar nga pauza e kombëtareve, por ka “harruar’ se jo të gjithë elementët e organikës së “djajve të kuq” janë të grumbulluar me kombëtaret respektive.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për lojtarë të rinj, apo që konsiderohen si lojtarë stoli. Kanë qëndruar në shtëpi lojtarë të rëndësishëm ose titullarë, Varane, Sancho, Greenwood, Wan-Bissaka, Jones, Telles, Van de Beek e Juan Mata kanë qëndruar në Manchester por për ta nuk do të hapen kangjellat e qendrës sportive të Carrington.

United ka humbur 6 nga 12 ndeshjet e fundit, përfshirë këtu disfatat e dhimbshme kundër Liverpool dhe Manchester City në Old Trafford. Rezultate që kanë lëkunduër pozitat e trajnerit që gjithsesi ende mbetet në detyrë. Klubi ka shtyrë cdo vendim në lidhje me të ardhmen e teknikut , por siç raporton Daily Mail, zgjedhja për ti lënë skuadrës një javë pushim, ka lënë të pakënaqur drejtuesit, duke marë në konsideratë edhe krizën e rezultateve që po përjeton United.

Gjithsesi edhe pse nuk janë të detyruar të jenë në fushën e stërvitjes, disa kanë vendosur të shkojnë aty.

Raphael Varane është prezantuar në qendrën stërvitore të United për tu trajtuar për dëmtimin, mbetet ër tu parë se cfarë do të bëjë Marcus Rashford. Sipas të gjitha gjasave, lojtari që duhet ende të gjejë formën më të mirë pas dëmtimit dhe operacionit në shpatull, do të stërvitet vecmas pasi ka lënë grumbullimin e kombëtares që impenjohet këtë të premte ndaj Shqipërisë.

Sfida e radhës e Manchester United është ajo me Watford, dhe Solskjaer pritet të jetë në stol, edhe pse të rejat e orëve të fundit, kanë ushëqyer të tjera dyshime te drejtuesit, në lidhje me faktin nëse është njeriu i duhur për të çuar para projektin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat