Merkatoja e futbollit do të rihapet në janar, me Romën në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe një mesfushori. Gjithsesi, për të bërë blerjet e duhura nevojiten edhe shitjet, për të siguruar paratë. Mes lojtarëve verdhekuq që mund të largohen është edhe Marash Kumbulla.
Në periferi të planeve të Jose Mourinho, mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund të ribashkohet me trajnerin që e evidentoi në Serie A. Pra, ai pëlqehet shumë nga Torino, me trajner Juriç.
Këtë lajm e raporton “Il Messaggero”.
Në kërkim të aktivizimit të rregullt, futbollisti shqiptar me siguri do të ishte i interesuar për këtë lëvizje, por mbetet të shihet a mund të arrihet marrëveshja mes klubeve, sepse ndikon shumë ana financiare. Mos të harrojmë se Kumbulla është blerë për gati 20 milionë euro.