Një nga më të preferuarit e italianit është mesfushori i Juventusit

Futboll

Një nga më të preferuarit e italianit është mesfushori i Juventusit

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 14:30
Një nga më të preferuarit e italianit është mesfushori i Juventusit

Antonio Conte sapo ka nisur nga puna si trajner i Tottenham teksa kërkon që ta rikthejë sërish skuadrën në vendet më të larta të klasifikimit.

Për ta bërë këtë tekniku ka nevojën edhe të merkatos, pasi duhet të sjellë në Londër disa futbollistë që i përshtaten lojës së tij, e që mund të ngrejnë nivelin teknik të ekipit.

Një nga më të preferuarit e italianit është mesfushori i Juventus, Weston McKennie. Amerikani, së fundmi është paraqitur mirë me bardhezinjtë, megjithatë për trajnerin Massimiliano Allegri nuk konsiderohet i pashitshëm.

Në këtë formë, Conte dhe drejtori i Spurs Fabio Paratici do të kërkojnë të përfitojnë, teksa për trajnerin McKennie konsiderohet si një Vidal i ri, kjo edhe për shkak të energjive, por edhe aftësisë 23-vjeçare në fushë për të shfrytëzuar hapësirat në zonën kundërshtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat