Është në periferi të Prishtinës, rrugës për Gërmi, fusha e futbollit me pamje mahnitëse!
Fusha e futbollit e KF Rilindjes nga Prishtina.
Një stadium me pamje të bukur, i rrethuar me lisa, plepa e çka jo tjetër të bukur.
Është investuar mirë në këtë fushë, që ka marrë pamje të bukur.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e kishte mbështetur ndërtimin e kësaj fushe.
Ademi gjithmonë është përkrahës për rregullimin e infrastrukturës sportive, që besa motivues i madh për secilin klub.
Kjo fushë para disa viteve ishte e tmerrshme, me pak bari e pluhur, sidomos kur koha mbretëronte me shi, mbulohej nga balta! Sot është prej fushave me simpatike, me bari sintetik, e këndshme për të zhvilluar ndeshje dhe me bukuri mahnitëse, veçmas sesi rrethohet me lisa e plepa.