Conte ua ndalon lojtarëve ushqimet...

Futboll

Conte ua ndalon lojtarëve ushqimet...

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:30
Conte ua ndalon lojtarëve ushqimet...

Klubi anglez Tottenham ka vendosur që detyrën e trajnerit t'ia besojë Antonio Contes.

Nga dita e hënë, siç mësojnë mediat në Angli, lojtarët e Tottenham Hotspurit janë ndaluar të konsumojnë ushqime jashtë planit të Antonio Contes.

Një nga vendimet e para në lidhje me ushqimin është ndalimi i keçapit dhe majonezës.

Conte nuk e ka filluar më së mirë karrierën e tij me Spurs, në ndeshjen e fundit skuadra e tij nuk bëri asnjë goditje në drejtim të portës përballë Evertonit.

Conte konsiderohet një ndër trajnerët më cilësorë momentalisht në botën e futbollit.

Tottenhami pas xhiros së 11-të ndodhet në pozitën e nëntë me 16 pikë të tubuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat