Muralin e shkatërruar të kriminelit të luftës së ushtrisë së një farë të ashtuquajtur Republika Srpska, Ratko Mlladiq, tifozët e klubit të futbollit Partizani të Beogradit, kanë vendosur që ta mbrojnë.
“Grobari”, tifozët më të urryer jo vetëm në shtetet e Ballkanit, autor të murales së kriminelit të luftës, që u dënua përjetë nga gjykata e Hagës, janë të irrituar që u shkatërrua murali nga disa aktivistë të ndryshëm, të cilët i hodhën ngjyrë.
Murali u shkatërrua duke hedhur gëlqere nga politikani Gjorgjo Zujoviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, president i së cilës është Rasim Lajiq.
Është edhe një dëshmi, se edhe sporti në Serbi, që moti është në mbrojtje të kriminelëve të luftës, që kryen gjenocid në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.