Në krizën e pafund të Wanda Nara-s dhe Mauro Icardi-t ka ardhur lajmi i radhës i bujshëm nga Argjentina: futbollisti duket se i ka kujtuar gruas skandalin me të cilin janë përballur në të kaluarën pas ndarjes nga ish-burri:
“Unë të kam mbështetur, kam gënjyer për ty, ti nuk po e bën për mua”.
Kjo duket se ka qenë shfryrja e futbollistit që (ndoshta) pa dashur ka zbuluar edhe sekretet e së kaluarës.
Gjatë fundjavës, ka treguar Evelyn von Brocke, duket se ka patur një tjetër debat gjatë të cilit Icardi i ka thënë Wanda-s:
“Të kam mbështetur gjatë gjithë skandalit për Maxi Lopez, kam duruar edhe gënjeshtra për ty dhe ti nuk po mbështet tani. Mendoja se ishim të bashkuar, por po dështojmë”.