(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu në miqësore me Jordaninë, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Po kush e priti fitoren e Jordanisë në këtë miqësore, kur dihet se Kosova është më e mirë.
Djelmoshat tanë përkundër rasteve, që nuk i finalizuan, dëshpëruan me lojë e rezultat.
Një humbje për dhimbje koke edhe për selektorin e përkohshëm, sllovenin Primozh Gliha.
Në minutën e 6-të, futbollisti Mirlind Kryeziu, gjuan me kokë por topi për disa centimetra shkon jashtë shtyllës së majtë të Jordanisë.
Jordania kalon në epërsi në minutën e 18-të. Futbollisti Baha Faisal nga rreth 22-23 metra shënon eurogol në portën e portierit Arijanet Muriq. Në fakt, pak i ndihmoi edhe topi i devijuar dhe futet në pjesën e epërm të djathtë.
Në minutën e 26-të, fat i madh për Jordaninë, Vedat Muriqi si anash 16-shit, godet fortë nga rreth 14 metra por portieri i Jordanisë, Abulaila, me maje të gishtërinjve e dëbon topin jashtë shtyllës së djathtë pingule të poshtme.
Në pjesën e dytë përkatësisht të 47-të, Vedat Muriqi i pafat, i cili nga afërsia godet me kokë por tërthorësja ia mohon golin.
Në minutën e 72-të, Vedat Muriqi nga afërsia në vend që të fut topin në rrjetë, ai me kokë gjuan drejt në duart e portierit jordanez.
Sulmuesit e Kosovës nuk i shfrytëzuan disa raste, sidomos Muriqi tri herë pati mundësi që të realizon. Kur nuk shënon edhe pëson, është një rregull i pashkruar në futboll.
Në minutën e 85-të, Al Daradreh shënon për 0:2, më shumë nga pakujdesia e mbrojtjes tonë. Një humbje që dhemb shumë para ndeshjes së fundit (me 14 nëntor) me Greqinë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Kosova - Jordania 0:2
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Gjyqtar: D. Jakimovski (Maqedonia e Veriut).
Shikues: 1.000.
Shënues: Baha Faisal (18’), Al Daradreh (85’).
Kartona të verdhë: Rrahmani - Al Rawabdeh, Al Daradreh.
Karton i kuq: Al Rawabdeh (pas dy të verdhëve).
Kosova: Muriq, Rrahmani, M. Kryeziu (Zhegrova 46’), Fazliji, Vojvoda, Halimi (Kastrati 46’), Shala, V. Berisha, Aliti (Loshaj 56’), Rashica (Selmani 62’) dhe Muriqi.
Jordania: Abulaila, Al Dumeiri, Nasib, Abu Hash, Haddad, Al Rawabdeh, Daoud Haikal (Al Saify 59’), Al Mardi (Israiwah 73’), Abdel-Rahman (Ayed 84’), Faisal (Al Daradreh 73’) dhe Olwan (Al-Tamari 59’).
85' Jordani thellon epërsinë në 0;2.
83' Sulmuesit e Kosovës nuk po janë në element.
78' Kosova në telashe nuk e gjen dot golin.
76' Nuk ka ende gol nga Kosova.
72' Vedat Muriqi nga afërsia në vend që të shënoj, ai me kokë gjuan drejt në duart e portieri jordan.
71' Në telashe Kosova.
68' Nuk ka ndryshim rezultati.
65' Korneri i shtatë për Kosovën, por nuk ka shënuar ende.
62’ Kosova po sulmon me të gjitha forcat.
Kosova - Jordania 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Gjyqtar: D. Jakimovski (Maqedonia e Veriut).
Shikues: 1.000.
Shënues: Baha Faisal (18’).
Kartona të verdhë: Al Rawabdeh.
Kosova: Muriq, Rrahmani, M. Kryeziu (Zhegrova 46’), Fazliji, Vojvoda, Halimi (Kastrati 46’), Shala, V. Berisha, Aliti (Loshaj 56’), Rashica (Selmani 62’) dhe Muriqi.
Jordania: Abulaila, Al Dumeiri, Nasib, Abu Hash, Haddad, Al Rawabdeh, Daoud Haikal (Al Saify 59’), Al Mardi, Abdel-Rahman, Faisal dhe Olwan (Al-Tamari 59’).
58' Valon Berisha pati mundësi të mirë por gjuan jashtë portës.
53' Ndeshje e luftuar.
50' Kosova po sulmon me të gjitha forcat për të barazuar.
47' Vedat Muriqi godet nga afërsia por tërthorësja ia mohon golin.
46' Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë, Kombëtarja e Kosovës pati më shumë në 45 minutat e parë.
Patën edhe dy raste të mira përmes Mirlind Kryeziut e Vedat Muriqit, por të pafat që të shënojnë në portën e portierit Abulaila.
Djelmoshat tanë pësuan gol në minutën e 18-të, madje edhe papritur nga një goditje që nuk premtonte shumë e futbollistit Faisal, por e befasoi portierin Arijanet Muriq, paksa topi edhe i devijuar dhe futet në pjesën e epërm të djathtë.
Kosova - Jordania 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Gjyqtar: D. Jakimovski (Maqedonia e Veriut).
Shikues: 1.000.
Shënues: Baha Faisal (18’).
Kartona të verdhë: Al Rawabdeh.
Kosova: Muriq, Rrahmani, M. Kryeziu, Fazliji, Vojvoda, Halimi, Shala, V. Berisha, Aliti, Rashica dhe Muriqi.
Jordania: Abulaila, Al Dumeiri, Nasib, Abu Hash, Haddad, Al Rawabdeh, Daoud Haikal, Al Mardi, Abdel-Rahman, Faisal dhe Olwan.
43' Al Rawabdeh ndëshkohet me karton të verdhë.
42' Jordania mbrohet me sukses, ndaj sulmit jo aq energjikë të Kosovës.
39' Rashica u mundua me një harkim por pa sukses.
36' Muriqi me shokë kërkojnë golin e barazimit.
33' Ndeshje e luftuar ani se miqësore. Ksova kërkon barazimin.
Kosova - Jordania 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Gjyqtar: D. Jakimovski (Maqedonia e Veriut).
Shikues: 1.000.
Shënues: Baha Faisal (18’).
Kosova: Muriq, Rrahmani, M. Kryeziu, Fazliji, Vojvoda, Halimi, Shala, V. Berisha, Aliti, Rashica dhe Muriqi.
Jordania: Abulaila, Al Dumeiri, Nasib, Abu Hash, Haddad, Al Rawabdeh, Daoud Haikal, Al Mardi, Abdel-Rahman, Faisal dhe Olwan.
30' Është interesant, Kosova ka rastet por Jordania ka shënuar!
28' Jordania vazhdon të ruajë epërsinë.
26' Fat i madh për Jordaninë, Vedat Muriqi si anash 16-shit, godet fortë por portieri i Jordanisë, Abulaila, me maje të gishtërinjve e dëbon topin jashtë shtyllës së djathtë pingule.
25' Kosova po orvatet që të barazojë por pa sukses. Rrahmani me kokë gjuan jashtë shtyllës pingule.22' Kosova po has në vështirësi.
18' Jordania në epërsi, Baha Faisal nga rreth 22-23 metra shënon eurogol në portën e porierit Arijanet Muriq.
16' Edhe Jordania kërkon të jetë më energjike në drejtim të portës së Kosovës.
13' Lojë e nivelizuar.
11' Kosova e kërkon me ngulm golin.
8' Ndeshje e mirë, Kosova po dominon.
6' Mirlind Kryeziu gjuan me kokë por topi për disa centimetra shkon jashtë shtyllës së majtë të Jordanisë.
5' Jordania në presion në stadiumin "Fadil Vokrri". Kosova po bën trysni.
3' Kosova po sulmon.
1' Fillon ndeshja.
Selektori përkohshëm i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, sonte e ka testin në miqësore me Jordaninë, në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja fillon në orën 18.00 dhe është një test i mirë para sfidës me Greqinë, në kuadër të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Kosova është favorite në këtë miqësore.
Kosova - Jordania
Kosova: Muriq, Rrahmani, M. Kryeziu, Fazliji, Vojvoda, Halimi, Shala, V. Berisha, Aliti, Rashica dhe Muriqi.
Jordania: Abulaila, Al Dumeiri, Nasib, Abu Hash, Haddad, Al Rawabdeh, Daoud Haikal, Al Mardi, Abdel-Rahman, Faisal dhe Olwan.