Mungon Berisha

Futboll

Mungon Berisha

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:52
Mungon Berisha

Kombëtarja e Norvegjisë ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit shqiptar Veton Berisha.

Berisha pas shkëlqimit te Viking pranoi ftesën e Norvegjisë për ndeshjet e nëntorit, por fatkeqësisht ka pësuar lëndim.

Norvegjia përmes një komunikate në “Twitter” bëri me dije se të dy futbollistët mungojnë shkaku i lëndimeve.

“Veton Berisha dhe Fredrik Bjorkan fatkeqësisht kanë pësuar lëndime dhe nuk do luajnë ndaj Letonisë dhe Holandës. Zëvendësimet në skuadër nuk janë sjellë ende”, shkroi klubi.

Kujtojmë, se te Norvegjia mungon edhe Erling Haaland, qendërsulmuesi që ka pësuar lëndim me Borussia Dortmund dhe nuk rikthehet këtë vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat