Dorëzohet Manchester Utd

Futboll

Dorëzohet Manchester Utd

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:16
Dorëzohet Manchester Utd

Drejtuesit e Manchester United janë gati ta shesin Paul Pogba në merkaton e janarit.

Kontrata e Paul Pogba skadon në fundin e sezonit dhe Djajtë e Kuq nuk duan ta humbasin me kost zero.

Sipas The Daily Star, United do ta lërë të lirë francezin nëse do të marrë një ofertë të pranueshme nga Real Madrid ose PSG.

Problemi i vetëm për anglezët do të jetë vështirësia për ta zëvendësuar me një emër të madh në merkaton e dimrit.

Pogba, i cili do të mbushë 29 vjeç në mars, ka refuzuar ofertën për të rinovuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat