Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka thënë se “Dardanëve” u ka munguar fati në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë.
Dardanët u mundën 0-2 nga Jordania në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vazhduar kështu ecuria negative.
“Në këtë ndeshje nuk patëm fat pasi nuk arritëm të shënojmë asnjë gol përkundër rasteve të shumta që i patëm.
Ka ndeshje që shënojmë shumë, por sot nuk mundëm”, ka thënë shkurt Selmani.