Analisti i futbollit, Driton Latifi, shpërthen ndaj futbollistëve të Kombëtares së Kosovës.
Latifi është njohës i madh i futbollit, është i dëshpëruar me humbjen e Kosovës në miqësore nga Jordania, me rezultat 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“E turpshme...
Ajo që kam thënë së problemet tona nuk përfundojnë me largimin e trajnerit, u pa sonte...
Pika e vetme pozitive ishte Kryeziu i cili priti gjate për rastin e tij dhe dha provimin, pa harruar edhe shpëtimin që na siguroi nga katastrofa Aro...
Për të tjerat nuk ia vlen te flitet ekipi ishte shterpe, paraqitje frustruese, mendjemadhësi e lojtarëve që rezultoi me gabime trashanike...
Duhen shumë ndryshime të lojtarët jo vetëm në shtab teknik...
Ky ekip ka edhe problem me moralin, me këtë lojë nuk i meritojnë tifozët.
Me këso paraqitje nuk mund të na zbehin dashurinë për përfaqësimin e Kosovës, por respektin për këta lojtar...
Shume shumë keq...”, kritikon Latifi.