Trajneri i njohur, Ismet Munishi, ka lëshuar një status epik në llogarinë e tij në “Facebook”.
Munishi ka thënë se emisioni “Big Brother” është shumë interesant, pasi po dhurojnë emocione.
Ky postim nga trajneri i Gjilanit vije pas humbjes që Kosova e pësoi sonte nga Jordania (0-2).
Dhe, duket se kjo është mënyra që Munishi zgjodhi për të ironizuar me humbjen e “Dardanëve”.
Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):
“Shumë interesant Bigg Brother.
Pavarsisht situatave të ndryshme , po na japin emicione të pa para”.