Një lajm i mirë vjen nga Argjentina për Lionel Messin. Ylli dhe kapiteni i Albiceleste ka marrë pjesë rregullisht në seancën e fundit stërvitore të kombëtares.
Kësisoji, ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së premtes kundër Uruguajit. Ky lajm filtrohet nga njerëz shumë të afërt me trajnerin Lionel Scaloni, të cilit ylli i PSG-së i tha se nuk kishte më shqetësime në gjurin e majtë.
Pikërisht për shkak të këtij problemi, Messit iu desh të humbiste ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Leipzig-ut dhe më pas të Ligue 1 ndaj Bordeaux.
Largimi i tij për në Argjentinë kishte acaruar shumë drejtuesit e klubit parizien. Drejtori sportiv, Leonardo, madje shpërtheu duke kërkuar nga FIFA që lojtarët e dëmtuar të mos paraqiten në kombëtaret e tyre.