Antonio Conte pak javë më parë morri stolin e trajnerit të Tottenhamit, dhe duket se nuk është i lumtur plotësisht me futbollistët që ka në dispozicion.
Sipas mediave angleze, tekniku italian ka kërkuar transferimin e Garet Belllit në merkaton e janarit, pasi që beson se mund të jetë përforcimi ideal për repartin e sulmit.
Bejll është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë pas lëndimve të shpeshta, ndërsa kontrata e tij me “Los Blancos” skadon në qershor të vitit 2022.
Mbetet të shihet nëse Bejll do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, apo do të rikthehet sërish tek Totenhami.