Reagon Pogba

Futboll

Reagon Pogba

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:53
Reagon Pogba

Paul Pogba pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë me Francën.

Mesfushori i Manchester United ka humbur takimet e fundit të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Pogba do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë nga 8-10 javë, lajm i keq për Ole Gunnar Solskjaer, trajnerin e “Djajve të Kuq”.

Lojtari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shfaqet optimist. “Le të mos e humbasim besimin dhe energjinë pozitive.

Le të vazhdojmë përpara duke buzëqeshur, gjithçka ndodh për një arsye. Ne ende jemi të bekuar.

Faleminderit edhe njëherë për mbështetjen dhe gjithë dashurinë tuaj. Zoti ju bekoftë, do rikthehem shpejt”, shkruan 28-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat