Shqipëria U-21 do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.
Skuadra është grumbulluar që prej ditës së diel në qytetin e Durrësit, ku po stërvitet intensivisht, teksa pritet që ditën e sotme të niset drejt Sllovenisë.
Në prag të kësaj sfide, në një konferencë për mediat kanë dalë diten e sotme dy futbollistët, Jurgen Çelhaka dhe Jorgo Pëllumbi, të cilët kanë folur në lidhje me ndeshjet që Shpresat do të zhvillojnë këto ditë.
Kosova? – Është një ekip që duhet vlerësuar. Ka lojtarë shumë të mirë, por ne jemi më shumë të fokusuar te Sllovenia, pastaj do mendojmë ndeshjen e radhës, tha Çelhaka.