Milani shpall Raiolën “non grata”

Futboll

Milani shpall Raiolën “non grata”

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:59
Milani shpall Raiolën “non grata”

Mino Raiola, këtë herë, do të duhet të qëndrojë mënjanë.

Në negociatat jo të lehta për rinovimin e Alesio Romanjolit, të cilit i skadon kontrata në fund të qershorit 2022, Milani diktoi kushtet dhe i kërkoi lojtarit të paraqitej i vetëm për takimet me Maldinin dhe Masarën.

Arsyeja dihet: epilogu i aferës “Donaruma”, klubi nuk dëshiron të ketë më të bëjë me menaxherin e fuqishëm.

Këto rrethana mbajnë vetëm një rrugë të hapur: ose Romanjoli flet vetëm me klubin, ose rinovimi i mundshëm mund të konsiderohet menjëherë i pamundur.

Fakti është se në fund kapiteni vendosi të paraqitej i vetëm në seli dhe po flet me drejtuesit në vetë të parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat