Futbollistët Dani Olmo dhe Ferran Torres janë në listën e dëshirave të FC Barcelonës.
Gjiganti i La Ligas është duke u interesuar për përforcime, njofton “Mundo Deportivo”.
Torres është pjesë e Manchester Cityt. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai këtë edicion i ka luajtur 7 ndeshje në të gjitha garat. Aktualisht ka një lëndim të këmbës.
Olmo 23-vjeçar është produkt i akademisë së Barcelonës.
Ai në janar të vitit të kaluar u transferua te RB Leipzigut.