Transferimi i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi te Lazio nga Fenerbahce nuk ka qenë aspak siç pritej.
Muriqi nuk e gjeti fare formën te klubi italian, ku qëndron në bankinë shumicën e ndeshjeve, derisa shumë rrallë luan.
Por, kjo formë e dobët te Lazio duket se do mbarojë, pasi Fenerbahce ka shprehur interesim për ta rikthyer në skuadër.
Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se klubi kroat e do Muriqin gjatë afatit kalimtar të janarit.
‘Vedat Muriqi mund të largohet nga Lazio në janar. Fenerbahce ka shprehur interesim për rikthimin e sulmuesit në formë huazimi’.
Ndërkohë, në shtatë ndeshjet e fundit, Muriqi ka zhvilluar vetëm gjashtë minuta dhe që rikthimi te Fenerbahce do t’i bënte mirë, ku do luante pranë Mërgim Berishës dhe Mesut Ozilit.