Selektori i Kombëtares së Jordanisë, Adnan Hamad, ka vlerësuar performancën e ekipit ndaj Kosovës, në ndeshjen miqësore që u zhvillua mbrëmë në Prishtinë dhe përfundoi me fitoren 0:2 të jordanezëve.
Hamad, në një deklaratë për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Jordanisë, tha: "Ne arritëm një fitore morale që rrit besimin tonë te futbollistët dhe gatishmërinë e tyre për Kupën e Arabisë.
Është sukses mbajtja e portës së paprekur për ndeshjen e tretë me radhë”.
Ai vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të punës për të arritur gatishmërinë e kërkuar para pjesëmarrjes në Kupën e Arabisë, e cila do të mbahet në Katar muajin e ardhshëm.