Alberto Zakeroni ka dhënë ditën e djeshme një intervistë për të përditshmen italiane “Il Mattino”. Lidhur me luftën për titullin ne Serinë A, ish-trajneri i Milanit dhe Interit ka deklaruar:
“Napoli dhe Milani e kanë stomakun bosh. Interi është i treti, por përbën një rival të pakëndshëm. Për momentin vetëm zikaltrit kanë më shumë zakon të fitojnë pa harruar organikën e thellë dhe me shumë talent.
Por skuadra e Simone Inzagit do të duhet të jetë e aftë për të shfrytëzuar çdo rënie që mund të kenë dy të tjerat, gjë që për momentin më duket disi e vështirë.
Siç thashë, Napoli dhe Milani mbeten favoritë sepse kanë uri të madhe për sukses, ndaj për njërën prej tyre mund të jetë viti i duhur për të vendosur duart te titulli.
Skuadra me paraqitjet më të qëndrueshme në fund do të triumfojë”.