Karl-Heinze Rummenigge, në intervistën e dhënë për Gazzetta dello Sport, ka folur për Topin e Artë:
“Uroj që ta fitoj Lewandowski, një fenomen”, ka thënë legjenda e futbollit gjerman.
“Cilit italian do t’ia jepja? Axurrët kishin dy gjysha në mbrojtje, por gjysha të freskët, të mëdhenj. I shikoja dhe pyesja veten: sa vjeç janë Bonucci dhe Chiellini?”, ka shtuar Rummenigge.
“Mosha dhe eksperienca e dy axurrëve vlenin më shumë se freskia e të rinjve. Ata të dy kanë qenë fenomenalë, kanë fituar pothuajse të vetëm Europianin”.