Zhang gati të marrë hua 400 milionë euro

Futboll

Zhang gati të marrë hua 400 milionë euro

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 13:37
Zhang gati të marrë hua 400 milionë euro

Interi po kërkon dëshpërimisht burime të reja financiare për të ulur bilancin negativ të sezonit të kaluar, i cili kapi shifrën e -245 milionë eurove.

Kjo ishte një humbje rekord për zikaltrit të cilëve nuk i bënë derman as shitja e Lukakut e Hakimit apo huaja e marrë nga fondi OakTree. Tanimë zikaltrit kanë trokitur në derën e “Rothschild” që njihet si një prej shoqërive më të pasura në botë.

Plani i Interit është të marrë hua 400 milionë euro, me afat shlyerje për pesë vite, çka do të sillte një balancim të financave në humbje të pranueshme prej -100 milionë euro.

Megjithatë huaja nuk është e thjeshtë për tu marrë, pasi shuma është shumë e lartë hdhe do të duhej një kohë e gjatë për të gjetur marrëveshjen, por në shtëpinë zikaltër ka optimizëm për të ardhmen që i pret gjë e cila nuk do të detyronte familjen Zhang të shiste klubin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat