Skuadra e Barcelonës nuk mendon të rikthejë mbrojtësin Dani Alvesin, pavarësisht se 38-vjeçari u shpreh i gatishëm për t’u kthyer si futbollist i lirë.
Mbrojtësi anësor është në kërkim të një klub të ri për vitin e fundit në karrierën e vet të bujshme dhe beson se Barcelona është klubi i përkryer për ditët e fundit si futbollist.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, trajneri Çavi Hernandez dhe drejtuesit e Barcelonës nuk e kanë ndër mend ta kthejnë Alvesin në “Camp Nou”, sepse qëllimi i tyre është t’u japin hapësirë lojtarëve të rinj të klubit.
Edhe pse u raportua për një takim mes brazilianite dhe drejtuesve të klubit katalonas, kjo në realitet ska ndodh fare.