Nuk ka pasur shumë histori në miqësoren e luksit që Shkupi luante ditën e sotme ndaj gjigandëve turq të Besiktas. Sfida e zhvilluar në Vodafone Park, u mbyll me shifrat 3-0 për vendasit të cilët llogarinë e golave e hapën në minutën e 12 më anë të Topal.
Vetëm pesë minuta më pas, Besisktas dyfishoi avantazhin me anë të Texeira.
Me rezultatin 2-0 përfundoi fraksioni i parë i lojës, ndërsa në të dytin, Shkupi pësoi edhe një tjetër gol që erdhi në minutën e 50 nga Yalcin.
Megjithatë, duke lënë mënjanë rezultatin, kjo sfidë i ka shërbyer më shumë në aspektin e eksperiencës ekipit të Shkupit, teksa këtë sezon ata kanë si objektiv triumfin në kampionat, të cilin e kryesojnë pas 13 javëve të luajtura.