Ish-futbollisti i Kolumbisë dhe Interit, Fredy Guardin sot është shndërruar në dikë krejtësisht të panjohur.
Guarin ishte në qendër të skandaleve kur u arrestua para shtëpisë së familjes pasi policia mori një denoncim për dhunë.
Dhuna ishte denoncuar nga babai dhe policia mezi e arrestoi Guarinin, i cili ishte i përgjakur dhe i dehur.
Pamjet e arrestimit ishin përhapur me të madhe në internet.
“Ai sulmoi fizikisht prindërit e tij, të cilët njoftuan policinë”, thuhej në raportin e policisë kolumbiane.
Sot, duke gjykuar nga postimet në rrjetet sociale, Guarin duket më ndryshe dhe ka shtuar të paktën 15 kilogramë, transmeton frontonline.
Në karrierën e tij, ai ka luajtur për Boca Juniorsin, Saint-Etienne, Interin, Porton, Shanghai Shenhua, Vasco de Gama, etj.