Futbollisti algjerian nuk është i kënaqur me minutazhën dhe mund ta kërkojë largimin nga Manchester City!
Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City në janar.
Sipas tij, ylli algjerian është lodhur me statusin e “rezervistit të luksit”.
Ish-futbollisti i Leicester Cityt po has në vështirësi për ta bërë një vend të titullarit të rregullt në “Etihad Stadium”.
Kjo pasi trajneri Pep Guardiola njihet për modifikim konstant të 11-shes dhe për sistemin e tij të lojës.
Futbollisti i krahut të djathtë ka kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2023.
Mirëpo, 30 vjeçari mund ta kërkojë largimin më herët pasi ai e do një ekip ku do të mund të luante në vazhdimësi.
Sidoqoftë, Mahrez ka qenë lojtar i rëndësishëm i “Citizens” në vitet e fundit.