Kanë mbetur edhe dy ditë deri në ndeshjen e “shpresës” për Shqipërinë në fatin e saj rreth kualifikimit në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Shqipëria do të përballet me Anglinë në stadiumin “Wembley” në Londër.
Përkundër gjasave të vogla për kualifikim, Shqipëria nuk do të jetë e vetme në “Wembley”, pasi atje do të jenë edhe Tifozat Kuq e Zi për t’iu dhënë përkrahje nga shkallët e stadiumit.
Këta të fundit përmes faqes zyrtare kanë njoftuar vendin e grumbullimit në Londër për mbështetësit e tjerë shqiptarë që do të jenë prezent në takimin kualifikues.
"Të dashur anëtar/e të Tifozave Kuq e Zi,
Ky do të jetë vendtakimi ynë në Londër përpara sfidës Angli - Shqipëri.
Takimi do të fillojë nga ora 13:00 dhe aty do të bëhet shpërndarja e biletave të rezervuara dhe shitja e produkteve tona (bluza, shalla etj.) deri në orën 17:00".