Jose Mourinho po kërkon të ‘frustojë’ kërkuesit e Aaron Ramsey në Premier Ligë duke e çuar mesfushorin ndërkombëtar të Uellsit te Roma, pretendon ‘Calciomercato’.
Ish-ylli i Arsenalit ka luftuar për të bërë ndikimin e dëshiruar në Juventus, me ‘Bianconerët’ tani që kërkojnë ta largojnë atë në janar.
Për shërbimet e uellsianit kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër të tjera së fundit edhe Newcastle.
‘SunSport’ ka raportuar se Eddie Howe dëshiron të bëjë Aaron Ramsey nënshkrimin e tij të parë si trajner i Newcastle megjithatë ai mund të përballet me një konkurrencë pas futjes në garë edhe të skuadrës së Romës.
Mesfushori 30-vjeçar tashmë duket e sigurt se do të largohet nga klubi i Juventusit në merkaton dimërore, dhe mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij.