Ballafaqimi mes kombëtares së Italisë dhe Zvicrës, është sikur finale në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Italia prin me 14 pikë sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë.
Ndeshja e nesërme (20.45) në Romë pritet me emocione të mëdha, për faktin se luftohet për vendin e parë në grup.
Kapiteni Xherdan Shaqiri me padurim pret përballjen dhe të tregojnë lojë të mirë e me synim rezultat të favorshëm ndaj kampionit të Evropës.
Shaqiri është pyetur për futbollistët e shumtë të lënduar, si Granit Xhaka, Seferoviq, Zuber, Elvedi dhe Embolo. Ai është përgjigjur: “Ky është futbolli.
Lëndimet janë pjesë e saj. Është një mundësi që lojtarët e tjerë të tregojnë veten.
Italia ka afërsisht të njëjtin problem. Duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë dhe të ndihmojmë lojtarët më të rinj”.