Arsenal vazhdon të shikojë nga Serie A për të përforcuar skuadrën e Mikel Arteta-s në merkaton e janarit.
Sipas Sky, klubi londinez, që kohët e fundit është vënë në lëvizje për Vlahovic të Fiorentina-s, duket se ka trokitur në portën e Juventus-it për Dejan Kulusevski-n.
Suedezi ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon, por vetëm dy si titullar: nuk është një mister që kërkon më shumë hapësira.
Tani pritet përgjigjja e Juventus, që në verë e vlerësonte ish-yllin e Atalanta-s 35 milionë euro dhe sot po mendon ta sakrifikojë për të arritur te sulmuesi serb i klubit vjollcë.