Përfaqësuesja e Maqedonisë U21, u ndal në barazim 1:1 kundër kombëtares së Ukrainës, në sfidën e zhvilluar në Shkup, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2023.
Mysafirët hapën rezultatin në minutën e 43-të falë golit të shënuar nga Siratov.
Maqedonia u përgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në minutën e 56-të falë golit të shënuar nga Grozdanovski.
Me këtë barazim, Maqedonia ndalet në vendin e tretë me 6 pikë, pas 5 xhirove të zhvilluara, ndërsa Ukraina forcon pozitën e dytë me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.