Suedia del e turpëruar nga stadiumi “Adjarabet Arena” në Batumi. Pak kush ka pritur se Suedia do të mposhtet me rezultat 2:0 nga Gjeorgjia, në ndeshjen e Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Futbollisti Khvicha Kvaratskhelia ishte enigmë e pazgjidhur për suedezët.
Ai është shënues i dyfishtë (61’ e 73’). Gjeorgjia shënoi fitore për statistikë, ndërsa Suedia rrezikon vendin e parë dhe kualifikimin direkt.
Futbollisti Zlatan Ibrahimoviç me bashkëlojtarë zhgënjyen në Batumi.
Fitorja e Gjeorgjisë, përfundimisht e fundosu Kosovën në renditjen e Grupit B.
Suedia kryeson m 15 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Spanja që ka 13 sosh, e ndjekur nga Greqia me 9 (dy ndeshje me pak), Gjeorgjia 7 dhe Kosova me 4 pikë (një ndeshje me pak).