Spekulimet e shumta vazhdojnë ta lidhin sulmuesin anglez me një kalim të mundshëm në “Camp Nou”.
Gjigandi anglez Manchester City thuhet se është i hapur rreth mundësisë së largimit të Raheem Sterling drejt Barcelonës, raporton “Metro Sport”.
Kampioni i Premier Ligës angleze do ta lejojë sulmuesin anësorë të largohet nga skuadra vetëm nëse pranojnë një ofertë në regjionin e 55 milionë eurove, përcjell KosovaPress.
Spekulohet se Sterling nuk është i kënaqur me minutazhën e dhënë te City, dhe ka shprehur dëshirën që të largohet nga skuadra e Pep Guardiolas.
Sidoqoftë, është raportuar se Barça mund të përballojë vetë një marrëveshje huazimi për Sterling, i cili ka kontratë aktuale me Cityn deri në vitin 2023.