Mbyllet pjesa e parë, Spanja në avantazh kundër Greqisë

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Spanja në avantazh kundër Greqisë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:00
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Greqisë dhe asaj të Spanjës, ku pas 45’ minutave lojë mysafirët gjenden në epërsi prej një goli.

Spanja është në avantazh prej 1:0 si mysafire e Greqisë, përmes golit të shënuar nga sulmuesi Pablo Sarabia.

Pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari, Sarabia konkretizon me gol nga pika e bardhë në minutën e 26’ të ndeshjes, duke e dërguar Spanjën në avantazh prej 1:0 ndaj grekëve.

Krahas ndeshjes Greqi-Spanjë, janë duke u zhvilluar edhe pesë ndeshje të tjera, ku Gjermania gjendet në epërsi prej 4:0 ndaj Lihtenshtajnit dhe Kroacia është duke e mposhtur me rezultat 5:1 Maltën.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të fazës kualifikuese për në Katar “2022” i gjeni më poshtë.

Gjermania 4 – 0 Lihtenshtajni

Greqia 0 – 1 Spanja

Irlanda 0 – 0 Portugalia

Malta 1 – 5 Kroacia

Romania 0 – 0 Islanda

Sllovakia 0 – 1 Sllovenia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat