Gjermania ka shënuar fitore bindëse, me rezultat 9:0 ndaj Liechtenstein-it, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Volkswagen Arena” në Wolfsburg.
Që nga minuta e 9-të Liechtenstein mbeti me një lojtar me pak, Hofer u përjashtua me karton të kuq.
Gjermanët qysh më herët e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Golat u shënuan nga futbollistët Gundogan (11'), Kaufmann (20'-autogol), Sane (22' e 49'), Reus (23'), Muller (76' e 80'), Baku (80') e Goppel (90+1’).
Gjermania është në pozitën e parë me 24 pikë në Grupin J të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, pasojnë Maqedonia e Veriut me 15, Rumania 14, Armenia 12, Islanda 9 dhe Liechtenstein 1.