Një holandez favorit për stolin e Rangers!
As Ronald Koeman e as Genaro Gattuso nuk janë favoritë për të marrë drejtimin e Glasgow Rangers në Skoci pas largimit të Steven Gerrard i cili la klubin skocez duke zgjedhur të rikthehej në Premier League për herë të parë si trajner në stolin Aston Villas.
Së fundmi favorit për të marrë drejtimin e Rangers është një tjetër holandez.
Ish-trajneri i Feyenoord Giovanni Van Bronckhorst ndërsa në listën e drejtuesve të klubit skocez është edhe John Terry.