Futbollisti anglez, Raheem Sterling, mund të largohet nga skuadra e Manchester Cityt në janar të vitit të ardhshëm.
Ekipi që dëshiron ta transferojë Sterlingun duhet të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim.
Te City, tashmë i kanë caktuar çmimin Sterlingut prej 50 milionë eurosh pasi anglezi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit në ekip.
26-vjeçari këtë sezon ka dy gola e po aq asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat për kampionin në fuqi të Anglisë.
Sulmuesi iu bashkua Cityt në vitin 2015 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.