Anglia merr masa për tifozët shqiptarë

Futboll

Anglia merr masa për tifozët shqiptarë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Anglia merr masa për tifozët shqiptarë

Anglia pret sot në mbrëmje Shqipërinë në një ndeshje që dëshirojnë ta fitojnë për të ruajtur vendin e parë në grup, ndërsa nga ana tjetër kuqezinjtë duan të mbajnë ende gjallë matematikën për një vend në play-off. 4400 bileta janë shitur për tifozët shqiptarë në “Uemblin” e stërmbushur, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër sfidën.

Nisur nga ngjarjet që ndodhën në përballjen e fundit kundër Hungarisë, në Angli kanë vendosur të marrin masa për tifozët kundërshtarë, por edhe ata vendas.

Për këtë arsye mbrëmjen e sotme do të shtohet numri i forcave policore për të ruajtur rregullin dhe mbarëvajtjen e sfidës.

Një muaj më parë 1000 tifozët hungarezë të pranishëm në “Uembli” vërshëllyen lojtarët anglezë në momentin e gjestit të uljes në gjunjë, ndërsa gjatë ndeshjes ka pasur edhe përleshje të ashpra mes tyre dhe forcave të sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat