Salah shpallet futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premierligë

Futboll

Salah shpallet futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premierligë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 14:55
Salah shpallet futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premierligë

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është shpallur futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premierligën angleze.

Futbollisti egjiptian në katër ndeshje ka arritur të realizojë pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Salah shkëlqeu në derbin ndaj Manchester Unitedit, duke realizuar tregolësh dhe kontribuuar me asistim.

Kësisoj, Premierliga ka vendosur që Salahu të marrë çmimin si lojtari më i mirë i muajit tetor.

Ka qenë faqja e Premierligës, që ka publikuar një video të Salahut me golat e tij në muajin tetor, teksa edhe Liverpooli ka uruar yllin e skuadrës për këtë çmim.

Egjiptiani la prapa Ben Chilwell (Chelsea, 3 gola në 4 ndeshje), Maxwell Corn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat